Babai nё shishe: Tregime


LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE

Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Fast Delivery
Fast Delivery
Sustainably Printed
Sustainably Printed
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.

About The Book

Goja më ishte hapur instinktivisht e fryma pothuajse më ishte ndalur. Ndjeja se sipërfaqja e gjuhës më ishte çarë nga thatësira e në grykë më kishte ngecur pështyma si një lloj lëmshi ngatërrimtar. Përpiqesha të merrja frymë por zbrazëtia e gjoksit më digjte aq keq si një lloj shkretëtire. Papritur gishtat e djersitur lëshuan thesin e najlonit përtokë ndërsa sytë vazhdonin të mbeteshin të gozhduar drejt atij mirazhi akullnajor që fliste e i binte daulles sikur të ishte një qenie e vërtetë njerëzore. Ai sigurisht vinte nga troje të ftohta nga rrafshnalta akullnajash teksa unë sapo isha kthyer nga Shqipëria. Kisha marrë një javë leje nga puna dhe isha nisur me një mision krejtësisht të veçantë të sillja në Kanada kockat e babait.Nuk e di pse e ndërmora një veprim të tillë që të zhvarrosja tim atë e ta sillja këtu pranë meje. Ndoshta nga frika se atje nuk kishte asnjë që të kujdesej për të.
downArrow

Details