Ne besojmë se kemi kontroll mbi jetën tonë derisa një moment na rrëzon dhe asgjë nuk duket më e njëjtë. Ky libër është rrëfimi im - një betejë e papritur me ankthin dhe panikun një udhëtim nga frika e paralizueshme drejt shpresës.

Një ditë gushti kur çdo gjë duhej të ishte e lumtur gjithçka ndryshoi.

Një bisedë e zakonshme mbi një krim në New York më hodhi në një gjendje të pashpjegueshme paniku.

Trupi m'u drodh zemra më rrahu fort dhe një frikë e pakuptueshme më pushtoi. Po vdisja. Ose kështu mendova. Ika në spital por askush nuk më tregoi të vërtetën - që ishte një atak paniku. U largova më e trembur se kurrë.

Ajo ditë ishte fillimi i një lufte të gjatë. Mendimet u bënë të errëta të pandalshme. Realiteti u thye. Por nuk u dorëzova. Ky libër është dëshmia ime një dritë për ata që ndihen të humbur. Sepse ankthi nuk është fundi. Është një betejë që mund të fitohet.

Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.