<p><strong>Bomba bërthamore e Shqipërisë</strong> është një udhëtim analitik në zemër të krizave që kanë tronditur dhe po e riformësojnë shoqërinë shqiptare. Nga shpresa e madhe e dhjetorit 1990 kur fjala magjike ishte demokracia deri te realiteti i sotëm ku kryefjala është demografia ky libër analizon përplasjen mes ëndrrës europiane krizave politike të pafundme dhe shpopullimit dramatik.</p><p>Lutfi Dervishi ndërthur reflektimin historik me analizën e realitetit aktual: Shqipëria e mbërthyer mes populizmit që i shteron energjitë dhe shpopullimit që i zbraz qytetet dhe fshatrat. Me një stil të qartë dhe shpesh therës autori vë përballë iluzionet e tranzicionit me faktet kokëforta të statistikave duke treguar se bomba bërthamore e vërtetë nuk është një armë ushtarake por kombinimi vdekjeprurës i mungesës së shtetit ligjor korrupsionit emigracionit masiv dhe humbjes së besimit.</p><p>Ky libër është një thirrje për reflektim dhe veprim: për të kuptuar pse demokracia nuk e mbajti dot premtimin e saj dhe si shpopullimi po e vendos Shqipërinë përballë një krize ekzistenciale. Bomba bërthamore e Shqipërisë nuk është metaforë e largët por realiteti që na rrethon çdo ditë.</p>
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.