Ky ribotim i trilogjisë dramatike të Stërmillit nis me dramën historike me katër akte Dibranja e mjerueme subjekti i së cilës janë ngjarjet e zhvilluara në Dibër Manastir Mat dhe në fshatrat e këtyre qyteteve në vitet 1912 dhe 1913. Nga shënimet e autorit në botimin e parë mësohet se kur po shkruante Dibranja e mjerueme Stërmilli kishte në dorëshkrim edhe dy dramat e tjera: Dashuni e besnikëri dhe Agimi i lumnueshëm ose të paktën kish nisur punën për to. Kjo trilogji sipas Stërmillit hedh dritë në ngjarjet e vërteta qi kanë ngja në kohën e fundit.... Autori u sugjeron lexuesve që dëshirojnë të kenë një kuptim të plotë mbi lëvizjet kombëtare të Dibrës duhet të këndojnë edhe dramën 'Dashuni e besnikëri' dhe 'Agimi i lumnueshëm' që në atë kohë ende nuk ishin botuar.
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.