*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
₹1340
₹1415
5% OFF
Paperback
All inclusive*
Qty:
1
About The Book
Description
Author
Ditari i Ana Frankut nuk u shkrua si vepër letrare por janë shënimet e thjeshta të një vajze të re në periudhën e formimit të personalitetit të saj. Kjo vajzë e kalon periudhën e adoleshencës në kushte të tmerrshme të mungesës të gjërave të domosdoshme për atë moshë si: ushqimit ajrit drita dhe liria.Ana rridhte nga një familje çifute që u transferua në Holandë me të ardhur në fuqi nazistët. Po edhe këtu pushtimi nazist i 1940-s dhe ndjekjet kundër çifutëve e detyruan familjen Frank bashkë me disa miq familjen çifute Van Dan dhe dentistin Dusel të hidheshin në ilegalitet me ndihmën e disa holandezëve që morën përsipër ti fshihnin. Kjo periudhë ilegaliteti zgjati dy vjet gjersa gestapoja arriti ti gjente e ti arrestonte. Tërë çifutët e fshehur me përjashtim të Oto Frankut babait të Anës që mbeti gjallë e mbaruan jetën nëpër kampet e përqendrimit ku u mbyllën nga nazistët. Dy nëpunëse holandeze që e kishin ndihmuar familjen Frank gjetën në strehimin ku qenë fshehur ata pas bastisjes së gestapos ditarin e Anës që në vitin 1947 do të botohej dhe do të zgjonte admirim te lexuesit.