*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
About The Book
Description
Author
AI DHE AJO Ai mori tollumbacen e lehtë të fitores e fryu sa mundi dhe shkoi për ta festuar diku gjetkë. Ajo mbeti mes hijeve të humbjes si midis copërave të thyera të një ene që të bie nga dora. Rrinte e shikonte pikë e vrer: e plota e çmuar qe kthyer në copëza pavlerë. Secila më e rëndë se vetë ena. Nuk i bëri asnjë qortim vetes si mësuesja nxënëses për pakujdesi. Shijoi vetëm kënaqësinë e heshtjes. Kohës së parathyerjes ia mblodhi copëzat e kujtimeve cep më cep i futi në diellin e artë të shpirtit dhe shkoi në punë të vet. 2013