Dua të jetoj rrëfen historinë e vërtetë të Bajames dhe djalit të saj të vogël Kudretit të cilët bien viktimë e dënimeve kolektive të regjimit komunist shqiptar. Libri nis me atmosferën e një kampi refugjatësh në Trieste ku autori ndesh Bajamen dhe dëgjon prej saj historinë që e shoqëron gjithë veprën. Përmes kujtimeve të saj lexuesi futet në botën e errët të pas Luftës së Dytë Botërore kur instalimi i komunizmit solli ndëshkime masive internime dhe zhdukje të qëndrueshme të të drejtave njerëzore. Shtëpia e Bajames shndërrohet papritur në skenën ku shteti e rrëmben atë me djalin e vogël duke i dërguar drejt një të panjohure të frikshme.

Pjesa qendrore e librit përshkruan jetën e saj në kampin e internimit: punën e rëndë në kanale urinë fyerjet kushtet çnjerëzore dhe mbijetesën fizike e shpirtërore. Megjithë errësirën aty dalin edhe ndriçime njerëzore-solidariteti mes grave kujdesi për fëmijët miqësitë që krijohen mes njerëzve që ndajnë të njëjtin fat. Rrëfimet e Bajames dhe të shoqeve të saj shpalosin dhimbjen sakrificën dhe forcën e grave shqiptare të cilat pavarësisht dhunës së sistemit ruajnë dinjitetin dhe shpresën.

Vepra është një dëshmi e fuqishme për mizoritë e komunizmit për vuajtjet e atyre që u internuan pa faj dhe për qëndresën e tyre të heshtur. Përmes historisë së Bajames autori ndërton një memorial të kujtesës kolektive duke treguar se si dashuria për fëmijët besimi në Zot dhe ndihma e ndërsjellë i mbajtën të gjallë shumë njerëz në një realitet që synonte t'i zhdukte shpirtërisht. Libri është një homazh për ata që vuajtën për ata që mbijetuan dhe për ata që nuk u kthyen kurrë.

Një realitet i hidhur përcjellë bukur emocionalisht. Edhe pse frika instinktive e nënë Bajames për të panjohurën ishte e madhe po ashtu boshllëku shpirtëror i saj nga zhgënjimet dhe fatkeqësitë e jetës ajo prapë e deshi fort jetën u kap fort pas litarit të besimit në Allah dhe arriti të triumfojë e ta sfidojë fatin e saj. Ajo nuk dha dorëheqje nga jeta. Emocionet në këtë libër përcillen në mënyrë të drejtpërdrejt te lexuesi. Autori ka ditur të prekë temën e fatit të njeriut të ndodhur në udhëkryqin e asaj kohe dhe të duket sikur nënë Bajamja në çdo rresht përcjellë mesazhin që pavarësisht gjithçkaje nuk donte të binte pre e vdekjes së pangopur. - Enkelejda Murataj

Në të vërtetë m'u duk sikur po shihja film aq shumë e përjetova dramën e kësaj gruaje dhe mendova që me këtë libër autori Hoxha i nderuar do ta mbajë të gjallë figurën e saj si rreze shprese dhe fanar ndriçues për mënyrën si ka ditur që këtë përjetim ta përcjellë artistikisht pa i humbur asgjë anës jetësore reale. - Ermira Pashaj

Një rrëfim i bukur mundi dhe përjetësim i mpleksur nëpërmjet forcës guximit dhe besimit të shkruar nga Burhan al-Din Fili një nga shkrimtarët më të talentuar bashkëkohor. E vlerësoj shumë dhe ua këshilloj të gjithëve këtë kontribut të mrekullueshëm në fushën e artit dhe letërsisë. - Flamur Vehapi autor i librit Ertugrul Ghazi: A Very Short Biography

Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.