Një përmbledhje me 100 fjalëkryqe me tematikë historinë shqiptare kushtuar atyre që meritojnë nderimin dhe kujtimin prej çdo brezi për kontributin e dhënë në ruajtjen e gjuhës zhvillimin e kombit dhe krijimin e shtetit tonë. Për kryengritjet burgjet luftërat çlirimin gjuhën letërsinë shkollat besimin etj. Por kush janë ata? Pikërisht ky është qëllimi i fjalëkryqit. Detyrë e juaja t'i zbuloni gjatë plotësimit. Në këtë përmbledhje janë përzgjedhur 100 figura nga periudha të ndryshme të historisë shqiptare kjo si rrumbullakim ndonëse përfshirja e të gjithëve do të çonte në një numër shumë më të madh. Në këtë përmbledhje gjithashtu qëllimi nuk ishte as të bëhej përzgjedhja e 100-shes së parë - kjo është e pamundur të përcaktohet - por të përfshiheshin disa periudha më të bujshme të historisë sonë për të realizuar një kuiz të testimit të njohurive mbi historinë shqiptare në përgjithësi. Fjalëkryqi determinohet në tre qëllime kryesore: Argëtimi testimi dhe mësimi.
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.