<p>Romakёt hapin çadrat buzё lumit Genusus dhe bёhen gati pёr tё sulmuar Lissusin. Genti thёrret nё audiencё princin Mork i cili e kёshillon qё tё lidhё aleancё ushtarake me Monunin e Dardhanёve me Perseun e Maqedonisё dhe me Dhimitrin nё ishullin e Rodit pёrndryshe llava romake do tё pёrfshinte dhe shuante gjithçka.<br>Genti bie dakord qё hapin e parё ta bёjё me Monunin duke i kёrkuar vajzёn pёr grua por aty del njё e papritur. Etleva ёshtё nё dashuri me tё vёllain e tij Platorin. Çfarё ndodh ndёrmjet dy vёllezёrve dhe a krijohet aleanca me Dardhanёt Maqedonёt apo Dorёt? Nё faqet e kёsaj drame bёhen sadopakёz pёrpjekje qё tё shkundet pluhuri mijёravjeçar i historisё dhe tё rrёfehet me dialogё tё gjallё e plot emocion se çfarё ndodhi me Ilirёt nё luftёn e tyre tё pabarabartё me ushtrinё romake njёra nga superfuqitё mё tё pathyeshme tё asaj kohe.</p>
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.