Jehona e Korridoreve të Harruara
Albanian

About The Book

Rrëfimi në vetën e parë në veprën Jehona e Korridoreve të Harruara e tërheq lexuesin në një botë që të jep ndjesinë se është sa e njohur po aq dhe e largët. Çdo fjali dhe shprehi është krijuar për të kllaposur me besnikëri frymën e epokës me gjurmët e saj të veçanta të gojëtarisë. Sfida për të derdhur romanin nga gjuha origjinale (shqipja) në anglisht ishte odise më vete. Për ta ilustruar këtë gjë po jam një shembull: fjala window në anglisht rrjedh prej fjalës wind-eye baxhë në majë të çatisë që lejon tymin dhe ajrin e ndotur të dalin jashtë; në të kundërt fjala dritare në shqip rrjedh nga dritë e çara përmes së cilës drita hyn brenda.

Gjuha angleze e pasur me idioma ka shtruar rrugën për përkthim krejt të veçantë duke lejuar shkëmbimin e trashëgimive kulturore dhe artengjizjeve të gravuara në gjuhët përkatëse. Përkthimi i metaforave ishte kulmi i kësaj përpjekjeje sizifiane; si të tilla mjaft prej tyre do t'ju tingëllojnë si të reja dhe që s'ua kanë vrarë veshin më parë.

Romani ndërthur si në tezgjah fijet e marrëdhënieve personale ndryshimet shoqërore dhe hijet e historisë të lëna pas. Përmes rrëfimit të ndjerë dhe kthesa të befta romani i tërheq lexuesit në një botë ku e kaluara dhe e tashmja janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe ku çdo takim zbulon një shtresë tjetër kuptimi.

Historia nis me një djalë të ri jeta e qetë e përditshme e të cilit ndërpritet nga ngjarje që shkojnë pas në fëmijërinë e tij. Rrëfimtari emri i të cilit fillon me shkroinjë T. e gjen veten të përfshirë në dramën që po zhvillohet kur shoku i tij i fëmijërisë Besiani pasi është kthyer nga emigracioni përballet me një gjyq të tmerrshëm pasi akuzohet për një krim të rëndë brenda familjes.

Kjo tragjedi shkrep varg buthtimesh duke e tërhequr T. në takime me njerëz nga e kaluara e tij përfshirë Sherifin zhdukja misterioze e të cilit vite më parë i shton dimensione të reja rrëfimit. Ndërsa T. përpiqet t'u japë kuptim këtyre zbulimeve kasta e personazheve zgjerohet. Iliri një tjetër mik i ngushtë prezanton një mister të tijin ndërsa Aikuna shoqja enigmatike me të cilën T. ndan banesën dhe Behari një burrë i pastrehë që ata të dy kanë strehuar kontribuojnë në strukturën e historisë me rolet e tyre unike. Ardhja e znj. Bekteshi një grua e vendosur me një agjendë politike e intensifikon më tej komplotin duke futur kokën e gjithësecilit prej të përfshirëve në torbë.

Forca më e madhe e romanit qëndron te personazhet e tij. Secili prej tyre është paraqitur plot jetë me personalitete të dallueshme dhe histori bindëse duke i shtuar vlerat rrëfimit në përgjithësi. Ndërveprimet midis këtyre personazheve mbresojnë këdo që i lexon si të papërsëritshme duke dhënë përshtypje realizmi edhe kur komploti rrjedh lakueshëm në terrene dramatike të ngarkuara emocionalisht dhe të paqëndrueshme. Pavarësisht rëndësisë së ngjarjeve - tragjedisë familjare seancave gjyqësore dhe trazirave politike romani është vulosur nga momente humori dhe përshkrime të punuara hirshëm. Proza e autorit kap nuancat e emocioneve njerëzore dhe ngërthyerjen e marrëdhënieve duke e bërë një kënaqësi të ndjekësh udhëtimin e T-së edhe kur rruga përpara është e ngrysur.

Fundi sa i papritur aq edhe i patjetërsueshëm mpiks rrëfimin së bashku me reflektimin prekës mbi dashurinë miqësinë dhe lënien e gjurmëve të pashlyeshme të së kaluarës në të tashmen. Është një përmbyllje e arrirë për një histori që ka të bëjë po aq shumë me zbulimin emocional sa dhe lakadredhat dramatike të jetës.

Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
downArrow

Details

LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE