Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë si ato nga e kaluara historike nga përditshmëria nga jeta intime motive dashurie ku frymëzohen edhe poetë të tjerë por mënyra se si poetizon se si i artikulon ky është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një dëshirat e veta me të atdheut. Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli sidomos kur është fjala për kujdesin respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedanterinë e fjalës e të mendimit me një qëndrim prej poeti e intelektuali se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art krijojnë poezi krijojnë të bukurën estetike: Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Metaforat e tij janë tepër artistike këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive. Prof. Dr. Xhavit Aliçkaj kritik letrar
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.