<p>Në vjershat e librit Legjendë e Re autori Xhemë Karadaku kap pulsin e jetës përmes vargjeve të tij të ndjera dhe artistike. Duke u ngjitur lartë te kroi i artit ai mbush ujë për njerëzit edhe pse re të hirta dhe të trishta qëndrojnë mbi kokë. Karadaku hedh hapa vrullshëm përpara me gjakun që i bulëzon si një përrua i pastër valëshumë dhe ngjyrë kaltër. Vargjet e tij ecin nëpër Legjendën e Re përshkojnë jetën kapërcejnë ëndrrën hapin sytë dhe përjetojnë si gëzimin ashtu edhe dhembjet. Me mall i këndon fëmijërisë dhe vendlindjes.</p>