Masa e Besimit: The Measure of Faith (Albanian)
Albanian


LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE

Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Fast Delivery
Fast Delivery
Sustainably Printed
Sustainably Printed
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.

About The Book

Uroj që secili prej jush të arrijë të zotërojë besimin e të gjitha masave shpirtërore dhe të gëzojë lavdinë e përjetshme hyjnore në Jerusalemin e Ri në të cilin ndodhet froni i Perëndisë.Botimi i fundit i publikuar Mesazhi i Kryqit së bashku me botimin Masa e Besimit paraqesin themelin më të rëndësishëm për të jetuar një jetë të denjë të krishterë. Falënderoj dhe lavdëroj Atin Perëndi i cili bekoi botimin e kësaj pune të çmueshme dhe bëri që mbretëria tu zbulohej njerëzve të panumërt.Sot ka shumë njerëz që pohojnë se besojnë por nuk janë të sigurt për shpëtimin e tyre. Ata nuk e njohin masën e hirit dhe nuk e dinë se sa shumë hir duhet të kenë pranuar për të marrë shpëtimin. Njerëzit i thonë njëri-tjetrit Ky njeri ka shumë besim ose Ky tjetri ka shumë pak besim. Megjithatë nuk është e lehtë të dish se sa pret Zoti nga besimi yt ose të masësh sa i madh është besimi apo sa është rritur. Zoti nuk do që ne të kemi besim mishëror por besim shpirtëror të shoqëruar nga vepra. Njerëzve u është thënë të kenë besim mishëror duke dëgjuar e mësuar fjalën e Perëndisë duke e memorizuar dhe duke e mbajtur atë si dije. Me vullnetin tonë ne nuk mund të arrijmë të kemi besim shpirtëror; por ky besim mund të arrihet vetëm nëpërmjet Perëndisë. Prandaj Romakëve 12:3 na nxit Sepse për hirin që më është dhënë unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë por të ketë një vlerësim të përkorë sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit. Ky varg na tregon se besimi shpirtëror i çdo personi është i dhënë nga Perëndia dhe përgjigjet e bekimet e Tij ndryshojnë në varësi të masës së besimit të çdo njeriu. 1 Gjonit 2:12 dhe vargjet e mëposhtme e përshkruajnë rritjen e besimit të një të krishteri sipas hapave të besimit të një foshnje fëmije të një të riu dhe të etërve. Tek e 1 Korintasve 15:41 lexojmë Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli. Ky pasazh na kujton se banesa në vendet qiellore dhe lavdia e çdo personi janë të ndryshme në varësi të besimit të tij ose të saj. Është e rëndësishme të shpëtohesh dhe të shkosh në parajsë por është edhe më e rëndësishme të dish se në cilin vend banimi do të hysh në qiell dhe çlloj kurore e shpërblimi do të marrësh.
downArrow

Details