Mashtrimi Palestinez
Albanian

About The Book

<p>Një çështje për të cilën ekziston pothuajse unani miteti në gjykimin historiknë favor të frontit palestinez pa asnjë dyshim është ajo që i përket konfliktit palestinez- izraelian. Botimet e pakta që japin një vlerësim më të kujdesshëm kundrejt anës izraeliane janë botuar sidomos nga autorë të fesë hebraike ose nga izraelianë. Mungonte nje vademekum që lundron në të kundër të rrymës për këtë motiv pra i guximshëm i dokumentuar por i kuptueshëm i përqendruar në një argument kaq kompleks i shkruar nga një autor që nuk i përket asnjë pale në konflikt. Do sjellë çudi atëherë- së bashku me shumë zbulime të tjera- zbulimi se në realitet shprehja palestinez - në antitezë me shprehjen izraelian ose hebrej- është krijuar nga OLP-ja e nga Arafati vetëm rreth viteve 60; që emigrantët hebrej nuk kanë vjedhur por kanë blerë rregullisht bile duke paguar një çmim shumë të lartë nga pronarët arabë tokat; se Izraeli ka bërë gjithmonë vetëm luftëra mbrojtëse pas sulmeve ose provokacioneve arabe; se problemi i refugjateve palestineze qëndron vetëm mbi shpatullat e liderëve të tyre të cilët nxitën e kërcënuan që nga 1947 popullin e tyre të largohej nga ato territorë; më vonë në mënyrë krejtësisht raciste asnjë shtet arab nuk pranoi ti merrte; se teoria e pushtimit të territoreve të kontestuara nga ana e Izraelit është një gjepur pasi ky i fundit ka vepruar gjithmonë sipas normave ndërkombëtare e shpesh është tërhequr territoret u janë lënë palestinezëve e në këmbim u ka kërkuar vetëm paqe. Autori denoncon faktin që vetë mbrojtja e Izraelit nga terrorizmi palestinez paraqitet si faj edhe pse shteti izraelian zbaton të gjithë rregullat ndërkombëtare që bëjnë fjalë për përgjigjen në raport të barabartë e për barrierat mbrojtëse të cilët pa të drejtë i quajnë mure edhe pse për më shumë se të 90% të gjatësisë së tyre nuk kanë mure. Volumi dokumenton lajmet e shumta kundër Izraelit në forma nga më të ndryshmet: fotografi pamje mitologji e harta. Janë të shumta e mbushin shtypin e rrjetin social. Gjithashtu del në dukje me fakte e dokumente korrupsioni palestinez e influenza e madhe e Lobit Arab i lindur më parë se shteti Izraelian e në gjendje të influencojë OKB-në e shumë presidentë amerikanë ( përfshirë Karterin e Obamën). Një volum komplet i vetëm ky i shkruar nga Tanio Romano që gjendet jo vetëm në italisht por dhe në anglisht frëngjisht gjermanisht portugisht rusisht arabisht në gjuhët hollandeze e hebraike. Një volum që nuk është i këshilluar për anti semitët por vetëm për kë dëshiron të mësojë ato që pothuajse askush nuk kishte pasur guximin të zbulonte më parë për faj të konformizmit të 75 viteve të fundit.</p>
Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
downArrow

Details


LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE