Në vitin 2008 do të botohej në anglisht në Kanada nga shtëpia botuese IOWI dhe vetëm pas gjashtë vjetësh do të shihte dritën e botimit në gjuhën shqipe në shtator të këtij viti po nga IOWI duke u bërë i pari libër që botohet në gjuhën shqipe nga një shtëpi botuese kanadeze. Botimi në shqip i kësaj drame përbën risi edhe për vetë IOWI dhe ndoshta mund të shërbejë si një pikënisje për botime të tjera në këtë gjuhë.

Varianti në shqipe pa frikë mund të cilësohet si një libër krejt i ri jo vetëm nga mënyra e konceptimit të konfliktit por edhe nga plotshmëria e karaktereve. Nëse në variantin e paraqitur në konkurs dhe në variantin në anglisht Teuta helmon Agronin për të marrë fronin (një shembull klasik shekspirian) në variantin në shqipe Agroni helmohet nga Dhimitër Fari i cili i fut tre zana për t'i sjellë një verë të rrallë për ta provuar.

Në bashkëpunim me Triteutën Dhimitri ka si qëllim të marrë fronin pas vdekjes së Agronit por pengohet nga Teuta e cila hipën në fron dhe i bën ballë hordhive romake. Dhimitri nuk ndalet. Ai ka në krah Triteutën me të cilën Agroni ka patur një djalë Pimin. Ai hidhet në krahun e Romakëve dhe braktis ishullin e Farit të cilin ua jep pa luftë romakëve. Ushtria romake marshon duke rrafshuar 230 qytete e vendbanime ilire për t'u ndalur në portat e Lezhës ku edhe nënshkruhet armëpushimi. Teutës i lihet vetëm një anije ndërsa në fron hipën Dhimitri dhe Triteuta aleatët e romakëve.

Kjo dramë është diskutuar edhe në forumin amerikan Fanatikët e Civilizimit ku Anthony Kiehl autori i portretit të Teutës ka nxitur një debat shumë interesant rreth kësaj figure madhështore të ilirëve. Tashmë drama nuk e ka më atë ndikimin shekspirian por është një vepër e mirëfilltë e P.I.Kapllanit duke e kthyer karakterin e saj nga një vrasëse në një heroinë të vërtetë që i bën ballë rrebeshit të kohës në vitin 230 BC. Kishte edhe një përpjekje nga autori për ta shkruar në dialektin geg por në fund Kapllani vendosi ta rishkruajë në gjuhën letrare. Sipas autorit gjuha letrare e dramës zgjeron audiencën e shikuesve që edhe kështu siç janë përbëjnë një numër relativisht të vogël për skenën shqiptare.

Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.