GJON FRROKU KANTAUTORI ME VLERA TË THEKSUARA ARTISTIKE SOCIALE DHE KOMBËTARE Kënga ka qenë përherë bashkudhëtare e përjetshme e popullit tonë si në kohë paqeje ashtu dhe në kohë lufte. Me këngën në gojë dhe besimin në guximin dhe pathyeshmërinë e tij populli ynë ka ecur përpara trimërisht dhe kulturalisht. Bijtë e këtij populli kanë qenë ata që e kanë ruajtur trashëguar dhe pasuruar këtë vlerë kulturore dhe civilizuese të këtij populli. Një ndër këta është dhe kanautori Gjon Frroku i cili ka fytyrën e tij të ndritur në gjithë hapsirën kulturore shqiptare për ruajtje interpretim krijim dhe masivizim të kësaj pasurie siç është kënga. Ndue dragusha