Çfarë ndodhi atë ditë Kosta? kjo është pyetja që të mban peng nga fillimi i librit.Procesi 3K 1988 rrëfen rëndësinë e lirisë flet për dramën e individëve në përballje me regjimet totalitare. Në qendër të romanit janë dy rrëfime paralele dhe dy miq studentë i pari në rolin e autorit që e sjell të kaluarën vite më vonë përmes kujtimeve dhe Kosta që mbart prej fëmijërisë një dramë të madhe që do ta shoqërojë gjithë jetën e që ditë pas dite merr përmasat e ortekut në kalvarin e vuajtjeve burgjeve dhe... Miqësia e tyre ia arrin t'i mbijetojë trysnisë dhe frikës e i jep shkëlqim kësaj vlerave njerëzore në mjegullnajën e turbullt politike e sociale. Historitë e tyre janë pasqyrim i thellë i diktaturës dhe pasojave të saj në jetët e njerëzve. Pavarësisht grisë së asaj kohë autori i sinqertë me veten dhe botën paraqet një këndvështrim interesant me një fill humori të hollë me ngjarje të bukura e endërrore e me ngjyrat e shpengueshmërisë së moshës rinore. Procesi 3K është një roman emocionues me ngjarje që të drithërojnë e të mbajnë peng deri në faqen e fundit. Na rikujton se liria dhe dinjiteti janë vlera të çmuara dhe se rezistenca ndaj padrejtësisë është një luftë e vështirë por gjithmonë frymëzuese.
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.