Numri i Pranverës 2023 i Revistës Letrare.

Në këtë numër:

Intervistë: Mehmet Elezi: Duke shkruar shumëfishoj botën dhe veten nga Arbër Ahmetaj.

Poezi: Agron Tufa. Adrienne Rich (përk. Rielna Paja). Enkeleda Kambo. Miltos Sahturis (përk. Eleana Zhako). Azgan Berbati. Sabit Gecaj. Pierre Alain Milhit (përk. Arbër Ahmetaj)

Prozë: Ivan A. Bunin Romani i gungaçit Rinia Dashuria e parë (përk. Agron Tufa) Arbër Selmani Trupi im. Omar Muhamed Al Amoudi Tregim dhe poezi (përk. Elmaz Fida). Nuri Plaku Qilimi i djegur Kortezhi i qenve. Kliton Verli Në arkipelagun maltez Sevdail Zejnullahu Ishulli i kërpudhave. Arbër Ahmetaj Fjalimi. Dritan Kiçi Fustan për zana.

Kujtesë: Anton Pashku Një kallëzim pa lidhje por në mënyrë dëftore. Edi Shukriu poezi.

Kritikë: Agim Baçi Pikëpyetjet e pashmangshme të zërit në heshtje.

Lëpihet qelqesh hën' e zbehtë.

Ç'po mih një kthetër në sepet.

Këtu pa kthyer tash sa vjet

në shpi të nanës mbetun shkretë

kush paska hyrë? Kush do të jetë

që mih kjo kthetër në sepet?

Agron Tufa Baladë

Kujdesesha për vreshtin e kopshtit dhe zieja raki me rruaza por ti e çoje në lokale dhe e ndërroje me vodkë. Qeshja dhe ngushëllohesha nga gjesti yt unik. Një burrë që nuk e tradhtonte pijen e tij nuk mund ta tradhtonte as gruan. Dhe kjo më bënte të lumtur.

Nuri Plaku Qilimi i djegur

Kam shkatërruar gjëra të mëdha

me duart e mia

i kam djegur veç se kisha mall për zjarr

Azgan Berbati Dëshira të djegura

Kush është zot më i madh:

unë që flas shumë apo ti që hesht bukur?

Sabit Gecaj Zotët

Thash se ike zan!.

Ku me shku trim? Nuk më len zemra jote. Ajo asht n'kafaz po un jam robinë dhe hapi krahët e ia zgjati koshin e vogël thurur me degëza të njoma molle me gjethe e lule. Brenda mbi një tufë të

fokëve të saj të arta pulitej zemra e tij.

Po e l'shova ti fikesh trim! Të dhash fjalën se po ta kthej kur t'me sjellish teshat e t'me bash nanë.

Dritan Kiçi Fustan për zana

Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.