Revista Letrare
by
Albanian

About The Book

Numri i vjeshtës i Revistës Letrare hapet me një bisedë të thellë mes Arta Markut dhe Eleana Zhakos ku fjalia: E vetmja gjë absolute është relativja vendos boshtin e intervistës.

Në kritikë Dritan Kiçi formulon një poetikë të leximit të rreptë te: Për poezinë që dua të lexoj.

Poezia sjell një hark zërash nga Mesdheu në Amerikën e Veriut: Azgan Berbati Kiki Dhimula Jorgos Seferis Gaston Miron Petraq Risto Fatos Arapi Alban Tufa.

Në prozë kemi një kalim interesant nga alegoria moderne te rrëfimi personal: Agron Tufa me Vetëvrasja e tjetrit; Kamel Daoud me Minotauri 504 (përkthyer nga Fatmira Ahmetaj); Faruk Myrtaj me dy tregime Heshtja e gjatë shndërrohet në bust dhe Gjëra të bukura të kësaj bote; një portret kritik i Harold Bloom për Ernest Heminguej (përkthyer nga Elvana Zaimi‑Tufa); dosieri për Ivo Andriç Një pesimist me fytyrë kthyer nga jeta përgatitur nga Arbër Ahmetaj mban brenda edhe dy proza të shkurtra: Rrëfenjë japoneze dhe Figurat. Më tej Mehmet Elezi me Kthehu në shtator!; Ylli Demneri me Skica; dhe Arbër Selmani me Transparent.

Rubrika Kujtesë në nder të shkrimtarit Fatos Arapi u përgatit nga Arben Iliazi.

Materialet e këtij numri janë përkthyer mjeshtërisht nga: Elvana Zaimi‑Tufa Fatmira Ahmetaj Armela Hysi Harrallamb Fandi dhe Flurans Ilia.

Ky numër fokusohet te dinjiteti i fjalës dhe ngulmimi për kuptim: tekste që shmangin bujën dhe të ftojnë në një lexim të gjatë të kthjellët sa intim aq edhe publik si vetë vjeshta.

Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
downArrow

Details

LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE