Përmbledhje letrare Pranverë 2021.Flutura Açka rrëfen metodën e saj krijuese dhe mundimin që i duhet të bëjë një shkrimtar deri sa të sjellë te lexuesi një libër cilësor. Shkrimtari duhet të lexojë shumë të mbajë shënime dhe të mos e vrasë muzën; do të thotë të mos e tërheqë zvarrë kur ajo refuzon t'i bëhet mike dhe as të mos e përzërë me dembelinë e shkujdesjes.Visar Zhiti sjell një cikël me poezi dhe një tregim parizian. Grande Arche De La Defense modern e i ftohtë shkëlqente nga pas ashtu i përhitur me një lëmim të padurueshëm që bëhej befas i bardhëllemtë po po aq i lartë sa mund të hynin dhe retë e ditës (bashkë me ngazëllimin fluturues të të dashuruarve) teksa përpara i priste Arche de Triomphe që e ngriti Napoleoni.Maria Patakia vjen me një cikël poetik të shqipëruar me mjeshtëri nga Eleana Zhako. Se nuk kishte ç'letër të dorëzonte. Më falni! Gjeta kohën ta shkruaja por nuk gjeta kohën ta dërgoja ose ndoshta gjeta fjalët ta shkruaja por s'gjeta arsye ta dërgoja. Sidoqoftë nuk nevojitej ndërmjetës marrësi përfundimtar isha unë përderisa në dashuri si edhe në përrallat e tjera gjithë personazhet (të paktën dy a shpesh më shumë) janë një.Të tjerë autorë e përkthyes: Ilias Kucukos Durim Taçi Arbër Ahmetaj Xhemë Karadaku Ermir Nika Ornela Musabelliu George Nina Elian Flurans Ilia Li-Joung Li Balil Gjini Petraq Risto Erina Çoku Besnik Camaj Jasmina Kotrri Irma Kurti Sadi Krasniqi Mimoza Kuchly Romelda Bozhani Neviana Shehi Dritan Kiçi Elvana Zaimi Oana Glasu Eleana Zhako.
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.