Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave shqiptare dhe italiane... Nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në përdorimin e shumë recetave italiane. Ushqimet dhe pijet tipike veprojnë si një përcaktues i identitetit që praktikohet nga individët si një faktor identifikues i grupit ashtu siç shihet në rastet e festave fetare e laike ku miqtë dhe të afërmit (italianë dhe shqiptarë) mblidhen së bashku dhe shijojnë specialitetet tradicionale. Në këto raste recetat shqiptare paraqesin një mjet për të krijuar relacione edhe gjatë komunikimit me italianët. Specialitetet shqiptare ngjallin diskutime rreth prejardhjes së vetë personave historisë e ngjarjeve që kanë lidhje me ushqimet; kallëzime në lidhje me vendet dhe ambientet shoqërore. Kjo është aftësia e përkatësisë kulturore që përmbledh në një vend gjuhën traditën dhe shijen.
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.