Ky nuk është një libër për të qeshur... edhe pse do të qeshni.
Ky nuk është as një manual politik por lexuesi do të gjejë më shumë të vërteta sesa në çdo raport zyrtar.

Nga termuset e rrezikshëm në plazh te satelitët Albania 1 dhe Albania 2 që zbuluan vetëm kulla pa leje nga patronazhistët që i japin leksione hakerave iranianë te këshillat se si të bëhesh milioner duke kursyer bileta urbani apo duke shitur ajrin e pallatit... ky libër është një atlas i absurdit shqiptar.

Satira këtu nuk është thjesht shaka por një mënyrë për të përballuar realitetin që shpesh e tejkalon imagjinatën. Çdo faqe është një pasqyrë ku do të shihni politikën ekonominë median dhe shoqërinë - të zhveshura nga kostumi serioz dhe të veshura me rrobat e humorit të zi.

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse leku shpartallon euron pse qeveria zbulon ndërtime pa leje vetëm pasi ato shihen nga hëna apo pse çdo krizë shndërrohet në një festë kombëtare - ky libër ju jep përgjigje me .. gjuhën e satirës.

Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.