POEZI QË LEXOHET LEHTË POR NUK SHLYHET NGA KUJTESA Poezia më e re e Lulëzim Tafës i cili rreth njëzet e sa vjet më parë botoi librin e vet të parë është refleks i kohës në të cilën jetojmë. Temat motivet idetë figurat fjalori poetik gjithçka mban ngjyrën e kësaj kohe. Nuk është çudi prandaj që në tekstin e saj shfaqen shpesh fjalë e shprehje të zhargonit të përditshëm herë-herë edhe në anglisht kurse celulari interneti dhe mjetet e tjera teknike të kohës sonë dalin në vargje thuajse po aq sa edhe njeriu. Mirëpo subjekti lirik i kësaj poezie Uni i saj është njëkohësisht njeriu i kësaj toke i këtij nënqielli çka do të thotë se ai ka tipare të forta lokale. Bota dhe karakteri i tij edhe kur duken disi të largëta burojnë nga mjedisi ynë. Prof. Dr. Agim Vinca
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.