Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët PJESA I
Albanian

About The Book

SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT

Shqiptarët janë shtatë - lartë nënvizon Baron de Vaudoncourt gjithë muskuj të fuqishëm dhe me bel të hollë...Kanë një profil mjaft tërheqës njëlloj si modeli i statujave të lashtësisë greke.

Në vështrimin e parë pamja e shqiptarit të jep përshtypjen e një kombinimi ngjyrash të freskëta të alternuara bukur ku dallohen sytë ekspresivë ngjyrë gri vetullat e holla dhe të harkuara balli i lartë dhe i ashpër si dhe mollëzat e faqeve si të skalitura. Buzët i kanë të mëdha dhe qafën të gjatë shpinën të drejtë dhe gjoksin të gjerë dhe të hedhur përpjetë ndërsa gjymtyrët në një trajtë të përsosur.

Cilitdo i bie në sy qëndrimi i tyre krenar.

Ata i përgatisin vetë rrobat e trupit të tyre një veshje të cilën Bajroni e quajti më të mrekullueshmen në botë dhe zakonisht mbajnë një kapele të vogël ngjyrë të kuqe flakë të vendosur në pjesën e përparme të kokës së tyre të ruajtur në këtë pjesë ndërsa floku mbrapa është i zgjatur jashte mase.

Një mantel i gjerë u mbulon supet dhe u derdhet deri mbi gjunjë. Një rrip i lidhur fort pas belit të ngushtë shërben për të mbajtur: një ose dy pisqolla dhe një kamë me doreza të punuara gjithë argjend. Mespërmes shpinës së tyre zgjatet pushka e hollë dhe e gjatë kurse përreth qafës mbajnë zinxhira prej argjendi ku varen hajmali kuti të vogla argjendi apo sahate me këllëfe të lëkurtë.
Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
downArrow

Details

LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE