*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.
About The Book
Description
Author
Duke qenë në sfidë me botën e të panjohurave poeti lëviz duke i paraprirë në këtë vektor metafizik instinkti i fjalës. Dhe fjala është e vetmja dritë që e orienton pagabueshëm. Jeton Kelmendi bën një pohim poetik shastisës kur thotë Kaq e ëndërrt është jeta/ po sa i trishtë rrëfimi. E pikërisht rrëfimi si aventurë e trishtë është pamundësia mitike e Orfeut që zbret në had (natë) për të nxjerrë në dritë krijesën më të shtrenjtë (Euridikën) që jo rastësisht ia ka përpirë nata. Dihet në këtë ndërrmarrje të pasuksesshme të këngëtarit mitologjik krijesat e çmuara nuk dalin në dritë për këngë po për vaj. Prof. Dr. Agron Tufa