Vallja: Reigen


LOOKING TO PLACE A BULK ORDER?CLICK HERE

Piracy-free
Piracy-free
Assured Quality
Assured Quality
Secure Transactions
Secure Transactions
Fast Delivery
Fast Delivery
Sustainably Printed
Sustainably Printed
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.
Review final details at checkout.

About The Book

Vallja (Reigen - në origjinalin gjermanisht) është një nga veprat më të famshme provokative me temë sensuale. Arthur Schnitzler e shkroi në vitin 1897 dhe brenda çerekut të parë të shekullit të njëzetë u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e mëdha të botës.Drama shfaq moralin seksual dhe ideologjinë klasore të kohës përmes takimeve të njëpasnjëshme erotike mes të personazheve që shfaqen para ose pas një takimi seksual. Me personazhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë drama ofron një pasqyrë të vërtetë sociale ku kontakti seksual i kalon kufijtë e klasës. E botuar fillimisht privatisht në vitin 1900 vepra u vu në skenë për herë të parë në vitin 1920 dhe shkaktoi skandal dhe reagime të forta. Dy titujt e shfaqjes: Reigen në gjermanisht dhe La Ronde në frëngjisht i referohen një valleje rreth e qark që gjendet në thuajse gjithë popujt evropianë.Drama u shtyp për herë të parë në veç 200 kopje që u shpërndanë dorazi mes miqsh. Në vitin 1903 botimi i parë publik në gjuhën gjermane doli në Vjenë dhe shiti rreth 40000 kopje. Skandali që pasoi solli censurimin dhe ndalimin një vit më vonë. Më 1908-n u ribotua me mundim në Gjermani dhe më 1912-n u përkthye në frëngjisht më 1920-n në anglisht dhe më 1923-shin në holandisht.Drama u shfaq për herë të parë në teatër më 23 dhjetor 1920 në Berlin dhe më 1 shkurt 1921 në Vjenë. Një prodhim i paautorizuar ish vënë në skenë më herët në Budapest më 1912-n. Shfaqja shkaktoi reagime të dhunshme shpeshherë masive. Schnitzler u sulmua moralisht e fizikisht në një fushatë tipike antisemite. Shtypi i kohës e konsideronte një pornograf hebre dhe protesta ndaj veprës u njoh si skandali Reigen.Megjithatë drama u pëlqye gjerësisht dhe nuk e humbi publikun sidomos në Rusi Çekosllovaki dhe veçanërisht në Francë ku u përshtat dy herë për kinemanë në vitin 1950 dhe 1964. Më 1982-shin pesëdhjetë vjet pas vdekjes së Arthur Schnitzler djali i tij Heinrich Schnitzler autorizoi shfaqen e dramës në gjuhën gjermane.Në vitin 1922 psikologu i madh Frojdi i shkruante autorit me elozhe e vlerësime tepër të larta.Shfaqja zhvillohet në vitet 1890 në Vjenë. Struktura dramatike përbëhet nga dhjetë skena të ndërlidhura midis çifteve të të dashuruarve apo predatorëve seksualë. Secili nga dhjetë personazhet shfaqet në dy skena të njëpasnjëshme ku skena e fundit sheh Laviren që është dhe në të parën duke mbyllur kështu vallen.Ky botim vjen i shqipëruar me aq delikatesë nga Loreta Schillock dhe redaktim nga Dritan Kiçi.
downArrow

Details