Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia por varet prej personazheve të tjerë.Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore ekonomike psikologjike morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë moralin hipokrit të saj kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës për vërtetësinë e fakteve për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema.
Piracy-free
Assured Quality
Secure Transactions
Delivery Options
Please enter pincode to check delivery time.
*COD & Shipping Charges may apply on certain items.